Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, sot e nesër mblidhen ministrat e Brendshëm dhe ato të Drejtësisë! Të pranishëm komisionerët Johansson e Reynders

3 Nëntor 2022, 20:35

Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për çështje që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër korruprionit si dhe migracioni.