Ministria e Bujqësisë i përgjigjet deputetit Braçe për çmimin e domates: Nuk ndërhyjmë dot, janë probleme të tregut

22 Maj 2023, 19:58

Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë.