Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 35 mijë pushues morën shërbim falas në qendrat verore

19 Gusht 2022, 17:02

Mbi 35 mijë pushues, mes tyre 10 mijë turistë të huaj kanë marrë shërbim shëndetësor falas dhe me cilësi në 29 qendrat shëndetësore verore të hapura pranë zonave turistike. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro kanë parë nga afër Qendrën Shëndetësore 24 orëshe të Himarës.