Misioni BE-së: Zgjedhjet në Kosovë pozitive, përjashtuar komunat serbe

19 Tetor 2021, 17:19

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Ai tha se pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar.