Misteri i vdekjes së Saimir Sulës në Spanjë, takim mes dy prokurorive në Barcelonë! Zemra e 31-vjeçarit ‘peng’ i procesit atje, vjen në Shqipëri pas analizës së ADN

10 Shkurt 2023, 15:59

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vdekja e të riut shqiptar në Spanjë, Saimir Sulës, familjarët ende nuk kanë një përgjigje për shkakun përse vdiq 31-vjeçari në spitalin spanjoll, teksa në trupin e tij mungonte zemra, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se për këtë çështje është zhvilluar në Barcelonë një takim mes autoriteteve të dy vendeve.