Mjekja onkologe: Në 2022 patëm rritje me 15% të rasteve me kancerin e gjirit! Duhen kontrolle gjatë gjithë vitit

16 Shtator 2023, 15:58

Kanceri i gjirit nuk njeh moshë dhe as muaj prandaj kontrollet duhet të jenë intensive gjatë gjithë vitit thotë mjekja e spitalit Onkologjik Anila Pema. Ajo i referohet vitit 2022 kur thotë se numri i pacientëve është rritur me 15% krahasuar me vitet e mëparshme. Mbijetesa thotë mjekja varet vetëm nga stadi i sëmundjes, ndërsa sugjeron se për moshat nën 40 vjeç të bëhen ekografi dhe jo mamografi.