“Moda e Mentorëve”? KUJDES! Nga një mentor i gabuar mund të humbisni veten (31 maj 2023)

31 Maj 2023, 22:14

Jetojmë në nje shoqëri të vrullshme, ku konkurenca është prezente në çdo fushë, ku kohët ndryshojnë e na perballin me sfida të reja. E jo vetëm sfida por edhe terma të rinj që më parë nuk njiheshin e as praktikoheshin. Sa here ju ka ndodhur të degjoni për “mentor”, “coach”, “udhëheqës” etj? Sa here ju ka ndodhur të lexoni këshilla të tipit: “5 mënyra se si të beheni të pasur” apo “Ja si të keni sukses në biznes”? Me siguri shume shpesh… Si çdo risi edhe kjo për vendin tonë shpesh haset me mungesë informacioni, me njerëz që jo gjithmonë janë të duhurit për të na orinetuar drejt shtigjeve të duhura. Në “Esencë” u diskutua pikërisht për ketë me dy të ftuarat: Arjeta Dhima, aktore dhe trajnere e të folurit në publik, dhe Dr. Fleura Shkëmbi, hipnoterapiste dhe psikologe e njohur.