Monumenti simbol i pavarësisë ‘New Born’ me mesazh kundër ‘copëtimit’ të Kosovës! Autori për Report Tv: Do japim lapsa për qytetarët ta firmosin

17 Shkurt 2023, 12:06

TIRANË- “No New Born”, “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit është ky mesazhi që ka përcjellë sot monumenti në qendër të Prishtinës, në këtë ditë të shënuar, 15 vjet shtet. Autori i këtij monumenti që u inaugurua për herë të parë më 17 shkurt të vitit 2008, Fisnik Ismaili në një intervistë për Report Tv, në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur se mesazhi parë është kundërshtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke bërë që BR të nënkuptohet dhe si "No New Bosnian Republic".