Moody's përmirëson perspektivën e Shqipërisë në ‘pozitive’, Malaj: Konfirmon se ekonomia po rritet, borxhi po ulet

19 Shtator, 14:40 | Përditesimi: 19 Shtator, 14:40

Perspektiva ekonomike e Shqipërisë është pozitive, vlerësimi i fundit është bërë nga agjencia ndërkombëtare Moody’s, e cila thotë se ekonomia është rritur dhe është ulur borxhi publik. Agjencia ngre gjithashtu shqetësime për dobësitë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, emigracionin, plakjen e popullsisë, dhe ekspozimin e bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.

E.H/Shqiptarja.com