Morën ftesë nga Borrell, liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New York!

20 Shtator 2022, 20:49

Kryeministri Rama postoi në Facebook fotografinë ku shfaqet krah liderëve të Ballkanit Perëndimor. Liderët ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.