Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, Apeli i GJKKO vendos të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi

11 Tetor 2022, 16:42

Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në burg ish prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai akuzohet për korrupsion ndërsa më 6 maj u lirua me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalonte në shërbim prove.