Moti i keq, 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, rruga e Obotit dhe Shirq-Darragjat të pakalueshme

23 Janar 2023, 12:19

Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, ku 15 banesa kanë prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë. E pakalueshme është edhe rruga Shirq-Darragjat.