Moti i keq/ Anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Izolohet Dukagjini, shembet shkëmbi në rrugën Prekal-Kir! Mungesë energjie në disa fshatra (VIDEO)

22 Nëntor 2024, 16:25 | Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 19:41

Mijëra banorë në mbarë vendin, si në Kukës, Tropojë, Lezhë, Gramsh e Librazhd, janë pa drita për shkak se stuhia ka dëmtuar shtyllat dhe telat elektrik. Në Shkodër është shembur rruga në ndërtim e Dukagjinit. Lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari është pezulluar për sonte për shkak të detit me dallgë. Pasagjeret pritet të nisin mëngjesin e së shtunës, kur të përmirësohet moti.

    I.M/Shqiptarja.com