Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër! Mësimi i pezulluar në 13 shkolla! Aksi Qafë Thore-Theth i bllokuar

22 Janar 2023, 22:44

Kushtet e motit duket se janë përmirësuar, por situata mbetet problematike në qarkun Shkodër prej reshjeve të dëborës me intensitet të lartë që shoqërohen me rënie orteqesh. Aksi Qafë Thorë-Theth është i pakalueshëm ndërsa mbeten 1220 ha nën ujë në Njësinë Administrative Ana e Malit.