Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit

23 Dhjetor, 15:36

Në bypassin e rrugës së Arbrit është bllokuar qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës mbi 15 cm. Qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me zinxhirë. Borëpastrueset po punojnë për hapjen  

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pakalueshëm. Firma kontraktor po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njofton policia.

    No videos found.