Moti i keq dëmtoi çatinë e spitalit të Pukës, del jashtë funksionit edhe pavijoni i Kirurgjisë

22 Nëntor 2024, 16:36 | Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 16:41

Moti i keq në Pukë përveçse dëmtoi çatinë e spitalit ka bërë që edhe pavijoni i Kirurgjisë të dalë jashtë funksionit.

Reshjet intensive të shiut që bien në katin e tretë kanë deportuar dhe në katin e dytë të spitalit.

Te sëmurët e kirugjisë janë larguar vetë drejt banesave. Aktualisht në spitalin e Pukës është funksional vetëm reparti i urgjencës i cili është ndërtesë në vete.

I.M/Shqiptarja.com