Moti i keq dhe përmbytjet, Kreybashkiaku i Tropojës në Report Tv: Shi që nuk është parë për 20 vite! Na duhen mjete të përballojmë situatën

17 Shtator 2022, 10:32

Për kryebashkiakun e Tropojës reshjet në Tropojë nuk janë parë për gati 20 vite. Sa i përket banorëve të zonës, Rexh Byberi tha në Report Tv për gazetarin Andi Kapxhiu se momentalisht situata është nën mbikëqyrjen e Bashkisë Tropojë dhe asnjë njeriu nuk i rrezikohet jeta. Byberi gjithashtu theksoi se për shkak të terrenit të vështirë, për parandalimin e një katastrofe natyrore dhe për të shmangur tragjedi duhet të pajisen me mjetet e posaçme tip fadroma ose traktorë me zinxhirë.