Moti i keq edhe në Vlorë, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona

22 Nëntor 2024, 12:51 | Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 12:51

Është përkeqësuar moti gjatë kësaj të premte edhe në Gjirin e Vlorës. Deti arrinë fuqinë deri në 6 ballë brenda Gjirit të Vlorës dhe 7-8 jashtë.

Për këtë shkak edhe nga era e fortë vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë. Ndërkohë, rreshjet vijojnë me intesitet mesatar, ndërsa nuk ka pasur probleme në rrugët e qytetit deri në këto momente.

Si pasojë e motit të keq me erëra të forta ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum - Dukat - Llogara. Që prej mbrëmjes se djeshme grupet e OSHEE janë në terren për rikuperimin e energjisë.

r.k./Shqiptarja.com