Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI-së: Me Edin folëm vëllazërisht për interesat e shqiptarëve

22 Nëntor, 14:36 | Përditesimi: 22 Nëntor, 14:36

Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit, Ahmeti ka ndarë detaje nga biseda me Ramën, duke treguar se kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, perspektivën europiane dhe partneritetin në NATO.

A.Hl/Shqiptarja.com