Moti i keq 'gjunjëzon' Tropojën, probleme në 60 fshatra! Mbi 264 km rrugë dhe 14 ura të dëmtuara!

18 Shtator 2022, 17:14

48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, dëmet janë të konsiderueshme. Probleme ka pasur në 60 fshatra dhe dëmet më të mëdha kanë qenë në banesa, rrugë, ura e bujqësi.