Moti i keq godet Greqinë, përmbyten rrugë e shtëpi, mbyllen shkollat në rajonin e Atika-s

15 Tetor 2021, 08:48

Moti i keq ka përfshirë Greqinë me reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje në shumë zona. Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, nën urën në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.