Moti i keq i merr jetën babë e bir në Shkodër! Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë, i mori rrjedha e ujit

21 Nëntor 2022, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2022-11-21 16:20:49

Babë e bir humbën jetën në Shkodër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.