Moti i keq lë Pogradecin në errësirë, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë! Shkak rrufetë

4 Tetor 2024, 20:15

Qyteti i Pogradeci dhe disa fshatra përreth janë përfshirë nga errësira totale mbrëmjen e sotme.

Situata u kthye në normalitet vetëm pas ndërhyrjes së grupit të punës për të rilidhur linjën. Duket se shkak kanë qenë shkarkesat elektrike (rrufetë).

Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.