Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

13 Janar, 19:10

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh. 

Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen. 

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se kjo situatë ka vënë në vështirësi shumë familje dhe biznese në këto zona, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme sa herë që ka mot të keq, për shkak edhe të amortizimit të rrjetit.