Moti i keq, lumi Vjosa del nga shtrati! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë! HEC Shkopet hap portat

11 Dhjetor 2022, 21:27

Moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka përfshirë këtë fundjavë vendin ka shkaktuar disa problematika. Në rrugën Kombit e në rrugën e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa rruga që të çon në fshatrat e Kurveleshit në Tepelenë është bllokuar. Sërish në Shkodër, Lezhë e Krujë, tokat bujqësore janë përmbytur.