Moti i keq/ Mbi 1 mijë ha tokë e përmbytur në Shkodër, 770 ha në Lezhë! Akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth të pakalueshëm

21 Janar 2023, 17:10

Situata në Lezhë dhe Kurbin vijon të mbetet problematikave pas reshjeve të dendura të shiut, ku është përmbytur një sipërfaqe prej 770 hektarë tokë bujqësore. Më problematike mbetet ende qarku i Shkodrës, në të cilin akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Në Shkodër është 1120 hektarë tokë e përmbytur.