Reshjet e dendura të shiut të nisura pas mesditës së djeshme (3 tetor) kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës.
Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali" janë përmbytur nga ujërat e shumtë, ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.
Reshjet po bien me intensitet të lartë, ndaj dhe prurjet e ujit janë të shumta. Automjetet dhe këmbësorët kanë hasur vështirësi në lëvizje për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë e trotuare.