Për dy ditë është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe varkave në Durrës dhe Vlorë për shkak të motit të keq. Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se peshkarexhat e ankoruara janë njoftuar se ditën e enjte dhe të premte, nuk do të lejohen të lundrojnë dhe duhet të qëndrojnë të ankoruara në portin e peshkimit.
Sipas metereologëve, zona bregdetare do të ketë erëra të forta dhe dallgë të larta. Sakaq ndryshimi i motit nuk përbën problem për anijet e transportit të pasagjerëve në linjat Bari & Ankona, të cilat do të vazhdojnë lundrimet normalisht. Po ashtu puna do të vazhdojë normalisht edhe për anijet e tonazheve të mesme dhe të larta.
Edhe Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se ndalimi vlen vetëm për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet e linjës Vlorë-Brindizi do vazhdojnë lundrimin. Moti pritet të përmirësohet në fundjavë, të shtunën e të dielën.