Moti i keq në Korçë, era e fortë rrëzon çatinë prej llamarine të një magazine! Dëmtohen 5 automjete të parkuara

19 Janar 2023, 13:52 | Përditesimi: 19 Janar 2023, 14:11

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8 në Korçë, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

KT/Shqiptarja.com