Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit

10 Janar 2023, 10:28

Për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese si dhe anijeve të vogla të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

‘Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 09-11.Janar 2023 duke filluar nga ora 20:00 datë 09.Janar.2023  në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. 

1. Eshte ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe jane njoftuar per marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  09-10-11.Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.’- thuhet në njoftim.