Moti i keq, përmbyten disa banesa në Lezhë! Pezullohet mësimi në 56 shkolla në të gjithë vendin! Mbi 1 mijë ha sipërfaqe tokë e përmbytur në Shkodër

19 Janar 2023, 16:40 | Përditesimi i fundit: 2023-01-19 20:52:29

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë krijuar probleme pothuajse në të gjithë vendin, por situata më problematike paraqitet në Shkodër dhe Lezhë. Disa zona në Lezhë, Shkodër, Korçë e Vlorë kanë mbetur pa energji elektrike. Aksi Milot-Lezhë dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm!