Moti i keq, përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Fushë-Krujë! Rrëshqitje dherash në rrugën e Kombit dhe në rrugën e Arbrit

11 Dhjetor 2022, 13:54

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në qytetin e Lezhës dhe në Fushë-Krujë. Në Lezhë raportohet se janë përmbytur rreth 200 ha tokë në Balldren, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Perlat