Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

10 Mars 2023, 17:13

Si pasojë e motit të përkeqësuar në gjirin e Vlorës nga dita e sotme është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Ndërkohë vijon lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi.