Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet

21 Nëntor, 09:49

Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

    No videos found.