Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e qetë, ndërsa probleme ka pasur Qafën e Murrizit, që është ende i pakalueshëm.
Po ashtu, në Qafën e Murrizit 3 persona kishin mbetur të bllokuar në makinë nga reshjet e dendura të dëborës. Ata janë nxjerrë nga autoritetet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.