Moti i keq, prefekti i Tiranës për Report Tv: Niveli i ujit në Lumin e Lanës në nivelet maksimale, ekipet e emergjencës në terren! Ja rrugët ku u shfaqën problematika

9 Qershor 2022, 18:23 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 18:23:17

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka sqaruar në Report Tv situatën e shkaktuar nga moti i keq në Bashkinë e Tiranës, Qendro tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipërfaqet e rrugës janë mbushur me ujë. Qendro thekson se të gjitha ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.