Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Kombit

11 Dhjetor 2022, 09:47

Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Në rrugën e Kombit pranë zonës së Repsit, ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Rrëshqitja e dherave përbën rrezik për shoferët të cilët këshillohen të bëjnë kujdes.