Moti i keq/ Rritet niveli i lumit Vjosa, situata më e rënduar në Mifolë

11 Dhjetor 2022, 13:14

Është rritur nivel i lumit Vjosa për shkak të shtimit te rreshjeve të shiut  dhe motit të keq. Në Mifole tregohet qartazi situata e rënduar nga rreshjet e shiut dhe nëse niveli i lumit rritet akoma më shumë, rrezikohen të përmyten banesat dhe tokat bujqësore pasi janë shume afër shtratit të këtij lumi. Deri tani, nuk janë rrezikuar as banesat dhe nuk raportohet as evakuuim i banorëve.