Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtuesëve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve

29 Nëntor, 16:23

Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve për shkak të reshjeve të shiut dhe borës në zonat malore. Policia thotë se është rritur prezenca e saj në akset urbane e rurale për shkak të motit të keq, teksa kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe pastrimin e zonës nga rënia e inerteve. 

'Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po  punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.'

    No videos found.