Moti i keq/ Vlora nën ujë, dëme në biznese e banesa! Kryetari i bashkisë: Evakuuam mbi 30 familje! Situata ishte alarmante! Një kontigjent ushtarak u shkon në ndihmë

4 Tetor, 20:49

 Prej orës 15:00 të ditës së sotme dhe në vijim reshjet e dendura te shiut që kanë rënë në qytetin e Vlorës kanë sjellë dhe përmbytje në të gjithë qytetin.  Rrugë dhe lagje nën ujë. Banesa, biznese garazhe janë përmbytur nga shiu i cili ka vijuar dhe vazhdon të bjerë në qytetin e Vlorës.

Deri tani 33 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar. 

"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.  Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante' tha Dredha në një prononcim në orët e vona të pasdites së sotme.

    No videos found.