Motori përplas për vdekje 75-vjeçaren në Lezhë

24 Tetor 2024, 13:59 | Përditesimi: 24 Tetor 2024, 13:59

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Nje motor ka përplasur një grua 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

r.k./Shqiptarja.com