Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë

24 Mars, 19:01

Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë deri në personale, në lidhje me sagën e vrasjeve në Tropojë.

Kallëzimi penal nga motrat Haklaj për vrasjen e vëllezërve të tyre, ndaj Berishës, nga 1997 dhe pas, ka rihapur një tjetër telash për ish-kryeministrin që është shpallur “non grata” nga SHBA-BE dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”. 

Moderatori Arbër Hitaj pyeti në ‘Studio Live’ avokatin Spartak Ngjela se çfarë ka ndodhur në atë kohë dhe nëse ka pasur ndërhyrje të agjenturave serbe, meqë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe strukturave.