‘Muaj rozë jo vetëm tetori’, drejtori i Onkologjikut: Në 2021 humbën jetën 225 gra! Bëni kontrolle të vazhdueshme

7 Tetor 2022, 20:46

Drejtori i Onkologjisë në QSUT tha se vetëm gjatë vitit të kaluar ndërruan jetë 225 gra nga kanceri i gjirit ndërsa u diagnostikuan 715 të tjera. Të prekur janë edhe burrat, por mjekët thonë se ata i kanë tabu kontrollet.