Gazetari Flogert Muça është përplasur me anëtarin e Kryesisë së PL, Faik Basha pas një deklaratë të Endrit braimllarit në Report Tv, ku tha se ishte gati të bashkëpunonte me PS për zgjedhjet e 11 majit.
Muça i kujtoi Bashës në emisionin ‘Repolitix’ se Braimllari po ikën te Rama. Por, Basha thotë se kush ka ikur nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste përfundon në burg.
“Ata që kanë ikur nga PL dhe kanë shkuar të Rama kanë përfunduar në burg. Neve na ka ikur pjesa më e keqe”, tha Basha