Multivitaminat si sfiduese të plakjes, shtohen përdoruesit, katërfishohen importet drejt Shqipërisë! Nutricionista për Report Tv: Kini kujdes nga efektet anësore

19 Mars 2023, 09:06

Që prej kohës së pandemisë, në vendin tonë janë 4 fishuar importet e multivitaminave. Shumë qytetarë madje i përdorin ato pa kriter, por për nutricionisten Arlinda Garuci, marrja e vitaminave pa recetë, mund të shkaktojë dëme nëse merren me tepri.