Mungesa e reshjeve të shiut, ulet niveli në Hidrocentralin e Fierzës

18 Shkurt 2023, 14:49

Dimri i butë që ka mbërthyer rajonin e Kukësit dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që në gjysmën e parë të shkurtit niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm me afro 5 m. Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur 288.57 m, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta me rreth 150 m3/sek.