‘Na uli n’gjunjë’, zjarri shkatërron fermerët e Bukmirës! Prenga: Më ka dëmtuar rreth 13 dynym ullinj e vreshta

19 Gusht 2022, 17:34

Me dhjetëra hektarë të mbjella me ullinj, pemë frutore dhe vreshta rrushi, janë shkrumbuar nga zjarri që përfshiu zonën e Bukmirës në Mirditë në fillim të gushtit. Fermerët thonë se dëmi është i pallogaritshëm, dhe se zjarri ishte i qëllimshëm nga ata që duan të bëjnë biznes duke marrë tokat e djegura me qira.