‘Nata e Nderit’, organizuar për shqiptarët në Izrael! Rama: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e ‘thesarit’ tonë kombëtar, do ta bëjmë gjallë

25 Tetor 2022, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2022-10-25 14:44:53

Në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Jerusalem, Kryeministri Rama mori pjesë në aktivitetin “Nata e Nderit”, organizuar në emër të të gjithë shqiptarëve, nga izraelitët. Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.