Nata e ndërrimit të viteve në Tiranë, zv. Drejtori i policisë: 400 forca në terren, garantojmë rendin dhe sigurinë! Ja zonat më të ‘nxehta’

31 Dhjetor 2022, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2022-12-31 12:47:29

400 forca policie do të jenë në terren natën e ndërrimit të viteve në Tiranë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Luigj Vathi, zv. drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Tiranës, në një intervistë për Report Tv ka siguruar qytetarët se janë marrë të gjitha masat.