Nata e ndërrimit të viteve, qielli në Berat ‘mbulohet’ nga fishekzjarret! Vijon festimet në baret e lokalet e qytetit

1 Janar 2023, 01:01

Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugë e qytetit, në pritje të Vitit 2023.

Sapo ora shënoi 00:00, që përkon edhe ardhjen e vitit 2023,i gjithë qielli u mbulua nga fishekzjarrë të panumërta të hedhur jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët. Ishte një spektakël i vërtetë fishekzjarresh, që ndriçoi qiellin beratas për rreth 20 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan për të pritur ardhjen e Vitit 2023 rreth Pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë", duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar, nga mot gëzuar".